Lirohet djali i Ethem Çekut që iu gjet kokainë në veturë

Djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Ard Çeku, është liruar me procedurë të rregullt pasi mbrëmë është arrestuar nga Policia e Kosovës ku i janë gjetur tre qese me substanca narkotike në veturë.

‘Insajderi’ ka marrë vesh nga burimet e saja se djali i Ethem Çekut është liruar me procedurë të rregullt.

Sipas të njëjtit portal, rasti i arrestimit ka ndodhur në rrugën “Hasan Lajçi” në Pejë, ku patrulla e Policisë së Kosovës po bënte ndalje rutinë të veturave. Substanca narkotike e kokainës është gjetur në veturën Audi A6 të djalit të dekanit në një pako të cigareve, shkruan insajderi.

Lidhur me këtë rast është thirrur njësiti Anti-Drogë në Policinë e Kosovës. Këta të fundit deri më tani nuk kanë folur për rastin.