Merr flakë vetura në një pikë karburanti në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë (foto)

Në një pikë karburanti në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë ka marrë flakë një veturë. Kjo të paktën shihet sipas fotografive që janë dërguar nga lexuesit në adresën e Periskopit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka dhënë detajet e para për Periskopin, duke thënë se nuk raportohet për të lënduar.

“Nje veture ka marr flakë ne ate lokacion, rr. Prishtine – Fushe Kosove, zjarrfikasit kane reaguar per ta fikë zjarrin, ndersa Policia eshte duke u marrë me rastin. Nuk eshte raportuar per ndonje person te lenduar ne ket rast”, ka thënë Hoxha në një përgjigje të shkurtër lidhur me rastin.