Mes skandalesh: Specialja emëron gjyqtarë të rinj

Pas shumë skandaleve dhe dorëheqjeve që po vijnë nga gjyqtarë të Gjykatës Speciale gjatë këtyre ditëve, këta të fundit kanë reaguar duke emëruar gjyqtarë të rinj.

Përmes një komunikate për media, Dhomat e Specializuara të Gjykatës kanë treguar se kanë emëruar edhe gjashtë gjykatës tjerë të rinj.

Emrat e rinj të këtyre gjyqtarëve janë: Gilbert Bitti (Francë), Daniel Fransen (Belgjikë), Fergal M. Gaynor (Irlandë), Romina Incutti (Itali), Nina H.B. Jørgensen (Norvegji)dhe Roumen H. Nenkov (Bullgari).

Me emërimin e këtyre gjashtë gjyqtarëve të rinj, numri total i tyre ka shkuar në 23 gjyqtarët aktual.

Kujtojmë se Specialja është në qendër të vëmendjes dhe skandalve, pas rrjedhjes së dosjeve që janë të këtij institucioni dhe bashkëpunimet e tyre me prokurorë e gjyqtarë të Serbisë, akuza këto të OVL-UÇK’së.

Komunikata e plotë nga Specialja:

“Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Ëigemark, pas marrjes së rekomandimeve nga paneli përzgjedhës i pavarur, emëroi gjashtë gjykatës të tjerë në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në pajtim me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji). Gjykatësit, z. Gilbert Bitti (Francë), z. Daniel Fransen (Belgjikë), z. Fergal M. Gaynor (Irlandë), zj. Romina Incutti (Itali), zj. Nina H.B. Jørgensen (Norvegji), dhe z. Roumen H. Nenkov (Bullgari) u shtohen 17 gjykatësve që aktualisht janë në Regjistër.

Autoriteti Emërues gjithashtu emëroi gjykatësin Antonio Balsamo dhe gjykatësin Nenkov posaçërisht si gjykatës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe zj, Incutti e emëroi gjykatëse rezervë në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Me kërkesën e tij, gjykatësi Roland Dekkers nuk është më gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, por do të jetë në Regjistër, gjë që i mundëson të caktohet në Dhoma të tjera me përjashtim të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetare Trendafilova i përshëndeti ngrohtësisht gjykatësit e emëruar rishtazi dhe deklaroi se pret me kënaqësi të bashkëpunojë me ta dhe me gjykatësit e tjerë të Regjistrit, për përmbushjen efikase dhe të efektshme të mandatit të DHSK-së.