Mesazhi emocionues i infermieres, tregon pse do ta votojë Enver Hoxhajn për kryeministër

Arta Zeneli, një infermiere nga Prishtina, përmes një videoje ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj.

Përmes kësaj videoje, infermierja Arta Zeneli, ka thënë se e di që plani i Rimëkëmbjes për shëndetësinë, i PDK-së, me kryetar Enevr Hoxhaj, do të mundësojë zhvillimin e shëndetësisë, rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, si dhe do të investojnë për modernizimin e spitaleve.

Faqja zyrtare e kandidatit për kryeministër Enver Hoxhaj ka shpërndarë videon me mesazhin e Arta Zenelit, ku Hoxhaj ka shkruar se punëtorët shëndetësorë janë heronj të vërtetë në këtë kohë të rëndë të pandemisë.

 

 

“Punëtorët shëndetësorë janë heronj të vërtetë në këtë kohë të rëndë pandemisë. Arta Zeneli, është një nga infermieret që ka qenë në vijë të parë të frontit dhe e di se shëndetësia do të rimëkëmbet me PDK-në. Ajo e di që ne e kemi programin më të mirë për ta, duke investuar në modernizimin e spitaleve, ngritur pagat dhe siguruar kushte më të mira në punë.”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë video mesazhin e infermieres.

VIDEO: