Aksident trafiku, disa persona të lënduar (Foto)

Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave në Bernicë, ku kanë mbetur të lënduar disa persona.

Personi i dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar nga policia, transmeton Klan Kosova.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se janë duke i marrë të gjitha veprimet për lokalizimin e personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 11:00 është raportuar për një aksident trafiku në Bernicë ku kanë qenë të përfshira katër vetura. Ka pasur raportime edhe për persona me lëndime trupore”.

“I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për lokalizimin e personit të dyshuar që ka shkaktuar aksidentin”.