Mesazhi i Wenger-it për tifozët e Arsenalit

0
240

Arsene Wenger ka publikuar një mesazh për tifozët duke shpjeguar edhe arsyen e largimit nga Emirates Stadium.

Arsene Wenger do të largohet nga Arsenal, pas përfundimit të këtij sezoni.

Francezi do të ndahet zyrtarisht me ekipin e “Gunners”, një vit para skadimit të kontratës. Ai ka publikuar një mesazh për tifozët duke shpjeguar edhe arsyen e largimit nga Emirates Stadium.

Pas konsideratës së kujdeshshme dhe diskutimeve me klubin, ndjej se ka ardhur koha për mua të tërhiqem në fund të sezonit. Jam mirënjohës që kisha privilegjin t’i shërbeja klubit për aq shumë vite. E kam udhëhequr ekipin me vendosmëri dhe integritet”, deklaroi Wenger.

“Dua të falenderoj stafin, futbollistët, drejtorët, tifozët që e bëjnë këtë klub aq special. I ftoj tifozët ta mbështesin ekipin të përfundojë sa më lartë. Të gjithë atyre që e duan Arsenalin të përkujdesen për vlerat e klubit. Dashuria dhe mbështetja ime do të jetë përgjithmonë”, theksoi Wenger.