Messi e fiton çmimin e futbollistit më të mirë të vitit

Lionel Messi ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2023. Kjo ka qenë një nga shpalljet e të hënës në Londër gjatë ceremonisë së çmimeve “FIFA THE BEST”.

Futbollisti i Inter Miami nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Messi u vlerësua për trofetë e fituar me Paris Saint-Germainin dhe Inter Miamin.

Ai fitoi në konkurrencë me Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen.

Tridhjetë e gjashtë vjeçari mori dyzet e tetë pikë, aq sa mori edhe Haaland, por që Messi u rendit i pari falë një rregullore, që i jep përparësi numrit të nominimeve të zgjedhjes si i pari nga kapitenët e Kombëtareve. Mbappe përfundoi i treti me tridhjetë e pesë pikë.

Të njëjtin çmim argjentinasi e kishte fituar në vitin 2019 dhe 2022.

Gjithashtu Messi është fitues i tetëfishtë i “Topit të Artë”./RTK