Ulpiana, kampione në Ligën e Parë në hendboll

Me fitoren në Gjilan ndaj Dritës, KHF Ulpiana ka kompletuar një edicion shumë të suksesshëm.

Skuadra nga Lipjani ka fituar të gjitha 16 ndeshjet kampionale dhe ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll. Në edicionin e ardhshëm garues, Ulpiana do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

Të dielën, Ulpiana fitoi në Gjilan ndaj Dritës me rezultat 35:28. Alketa Baftijari i realizoi 12 gola, ndërsa tetë i kishte Ermira Krasniqi.

Ulpiana kthehet në Superligë pas një viti mungesë, por këtë herë me synime më të mëdha.

Në Ligën e Parë ka lënë prapa KEK-un, Vjosën, Dritën, Trepçën, Prizrenin, Deçanin, CLICK-un dhe Llapushën.