Messi fiton Topin e Artë për herë të tetë

Lionel Messi ka fituar Topin e Artë për herë të tetë. Është trofeu kryesor individual në futboll. Messi u shpall më i miri i vitit për faktin se udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të kampionit të botës. Messi është rekordmen sa i takon trofeve të Topit të Artë. I dyti në listë është Cristiano Ronaldo me pesë trofe. Messi së fundi e kishte fituar Topin e Artë në vitin 2021, ndërsa për këtë vit kishte konkurrencë të madhe nga Erling Haaland, sulmuesi i Manchester Cityt. Topin e Artë e ndanë “France Football” që nga viti 1956.

Është çmimi më prestigjioz në sport. Vjet fitues ishte Karim Benzema.

Julian Alvarez është i shtati në garën për Topin e Artë. I gjashti është Vinicius Jr, ndërsa i pesti Rodri.

Në garë kanë mbetur katër futbollistë, ndërsa Lionel Messi është favorit i madh.

Bonmati fiton Topin e Artë për futbolliste
koha.net

Luka Modriq është renditur i dhjeti në garën për Topin e Artë.

Para tij është Bernardo Silva, ndërsa vendi i tetë i takon Victor Osimhenit të Napolit.