Meta: Duke shijuar këtë të dielë historike

Në Shqipëri po mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat nuk janë duke marrë pjesë PD e LSI.

Përderisa qytetarët po votojnë, presidenti i Shqipërisë ka zgjedhur që të pushojë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta madje ka ironizuar për këtë ditë.

“Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë”, shkruan ai.