Shërohet nga koronavirusi edhe një deputet i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi.

Hoti ka shkruar në Facebook se përballja e tij me COVID-19 ka marrë fund sot.

“Përballja ime me virusin Covid 19 morri fund, prandaj sot po rikthehem në familjen time dhe tek ju miqt e mi të dashur. Faleminderit të gjithëve për kujdesin e treguar gjatë kësaj periudhe”, ka thënë ai.

Edhe deputeti Arben Gashi ka njoftuar se e është shëruar nga COVID-19, teksa vazhdon të mbetet i infektuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa.