Meta takohet me Haradinajn, e quan gjigant të kombit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, Meta ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook ku e ka quajtur Haradinajn, gjigant të kombit shqiptar.

“Përherë kënaqësi të takohem me Gjigantin e Kombit”.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka shpërndarë  fotografinë e këtij takimi me Metën në llogarinë e tij në Facebook.

“Me Presidentin në çdo kohë!”, ka shkruar Haradinaj./Fokusi.info/