Reagon Sami Lushtaku

Po vazhdojne ende mospatjtimet në Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Skëderaj. Kjo për shkak se kryesia e degës së bashku me kryetarin e saj kishin marrë vendim që t’i shkarkojnë shtatë anëtarë, në mesin e tyre edhe Bekim Haxhiun-Kamishin.

Me këtë rast, Nuredin Lushtaku, nënkryetar i Komunës së Skënderajt dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës kishte reaguar përmes një statusi në “facebook” duke thënë se “vendimet e marra nga kryetari i degës janë jo valide, sepse janë jashtë normave juridike, anti statutare, përçarës dhe si tilla janë të pa vlefshme”.

Mirëpo, lidhur me këtë ka reaguar Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së në Skënderaj. Ai për Indeksonline ka thënë se “vendimet janë marrë nga Kryesia dhe jo nga Kryetari. Sipas tij, Nuredini nuk duhet që të komentojë këtë situatë.

“Vendimet i merr Kryesia e Degës në Skenderaj e jo kryetari. Nura as nuk është në Kryesi e as në struktura të partisë politike, ai është zëvendës kryetar i Komunës dhe kaq. Vendimin e Kryesisë nuk mundet me kundërshtu kërkush, por ka mundësi me pas mendime të ndryshme në parti politike po vendimet nuk ndryshohen. Mendimi i tillë është veç një mendim ndryshe i Nuredinit, ai nuk ka as drejtë që t’i komentojë bile, në atë kuptimin se nuk është nëpër struktura të partisë”, është shprehur Lushtaku.