“Michael Jackson është gjallë”/ Elsa Lila habit me deklaratën: Ja ku jeton

Gjatë një bisede me Çiljeta Xhilagën, Elsa Lila ka treguar se është e bindur 100 përqind që mbreti i muzikës pop, Michael Jackson është gjallë dhe vdekja e tij është e inskenuar.

Të njëjtin mendim me të ndante edhe Çiljeta, ndërsa këngëtarja u shpreh se ai ka ikur nëpër ishuj duke jetuar jetën e tij.

“Jam e bindur së Michael Jackson është gjallë. Kisha prerë biletën e parë për në Londër koncertin e parë në 2009 kur do fillonte turneun e madh dhe vdiq. Jam e bindur janë nëpër ishuj, kanë ikur. Është sistemi sepse Michael kur ishte i ri bëri gabimin që punoj për sistemin, ia futën dhe morën lekët siç ia dhanë. Kur iu hapën sytë ishte vonë, e bënë pedofil dhe lloj lloj gjëje. Unë vdes për Michael dhe është gjallë 100 përqind.”- tha Elsa.

Lini një Përgjigje