Ohër: Konfiskohen makina luksoze dhe skafe

Nga Prokuroria Publike kanë konfirmuar se është konfiskuar një skaf në pronësi të akuzuarit të dytë në rastin “Reket”. Skafi i konfiskuar është me urdhër të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar, në lidhje me hetimin që është hapur gjatë javës së kaluar kundër Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec, të dyshuarit akuzohen për zhvatje ndaj biznesmenëve të njohur në vend.

Ndërkaq, sa i përket aktakuzës së prokurores Katica Janeva, u prononcua edhe Prokuroria Publike, ku thuhet se Janevës ia kanë konfiskuar vetëm telefonin edhe atë për të gjetur kontaktet e saj telefonike me Bojan Jovanovskin. Prokuroria është e qartë se për momentin hetimi është duke u zhvilluar për dy persona, për të cilët kanë siguruar video dhe audio materiale dhe se hetimi ende nuk është zgjeruar, por që kjo mund të ndodhë nëse sigurohen prova të forta./Klan Macedonia/