Miftaraj: BQK siç e mori vendimin për dinarin me direktiva të Kurtit, sot zbatoi ultimatumin e Qeverisë për tranzicion

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se BQK si institucion i pavarur kushtetues, siç e ka marrë vendimin për dinarin me direktivat e Kurtit, sot njësoj ka zbatuar ultimatumin e qeverisë për një tranzicion 3 mujor dhe plan 10 pikësh, shkruan Fokusi.info.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se guvernatori e anëtarët e BQK-së votohen nga Kuvendi por i nënshtrohen Kurtit.

Postimi i tij i plotë:

Banka Qendrore e Kosoves si institucion i pavarur kushtetues qysh e ka marr vendimin per dinarin sipas direktivave te qeverise se Albin Kurtit, sot njejte ne menyre shume te pavarur e ka zbatu kerkesen/vendimin/ultimatumin e qeverise per nje tranzicion tre mujor dhe plan 10 pikesh.Guvernatorin Ahmet Ismajli, anetaret Nora Latifi-Jashari, Nurboja, Kryeziu e tjeret i voton Kuvendi, ama i kontrollon dhe i nenshtron Kurti. Secili ka cmim. Nejse, secili prej tyre i merr prej 40 deri 60 mije Euro ne vit paga, kompenzime, shtesa, ne BQK, universitete e organizata jo-qeveritare. Para dite punojne per qeveri (BQK), pasdite ne universitete e organizata jo-qeveritare
Sidoqofte, te shpresojme qe ky vendim i qeverise/BQK po ashtu te pershendetet dhe te jete i mjaftueshem edhe per partneret nderkombetare.