Miftaraj ironizon me reagimin e BE-së rreth ambasadës së Kosovës në Jerusalem

310

Komisioni Evropian sot ka qortuar Kosovën pas paralajmërimeve se do të hapet ambasada në Jerusalem, pasi sot u zyrtarizua edhe njohja mes Kosovës dhe Izraelit.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në një reagim ka kundërshtuar paralajmërimet e Kosovës se do të hapin ambasadë në Jerusalem, duke e konsideruar si minim i rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

Pas kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD, i cili ka ironizuar me këtë qortim të KE-së.

Ai e ka “lutur” KE-në që të mos e prishin festën e sotme të Kosovës, ndërsa i ka këshilluar zyrtarët e BE-së të ankohen tek presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

“Komisioni Evropian kërcënon Kosovën. Nëse nuk anulohet vendimi për vendosjen e ambasadës në Jerusalem, do te vendos regjimin e vizave për shtetasit e Republikës se Kosovës. Po ashtu data zyrtare e 1 shtatorit 2021 për hyrjen e Kosovës ne familjen e Bashkimit Evropian shtyhet për një afat te pacaktuar. Hajgarexhi! E vërtete se si shtet bërllok e kemi bërë ne integrimin evropian dhe ne raport me liberalizimin e vizave, ama ne këtë dite te bukur, mos na prishni festen aman. Nëse keni naj mos pajtim, shko folni me Bidenin”, ka shkruar Miftaraj.