Mihrije Braha i përgjigjet Remzie Osmanit, tregon pse nuk e ftoi në fejesën e djalit

Mihrije Braha ka komentuar për herë të parë videon virale të koleges së saj Remzie Osmani, ku ajo thotë se Mihrija nuk e ka ftuar në fejesën e djalit të saj, Platorit.

“Nuk kam qenë e ftuar, shpresoj që për dasmë të djalit do të më thërras, unë e kam thirr kur e kam martu djalin tem”, kishte thënë Remzija.

Mihrija ka treguar se ka një arsye pse nuk e kishte ftuar.

“Remzija kur e ka feju djalin as ajo nuk mka ftu mu, edhe unë për fejesën e djalit tem nuk e kam ftu, por Remzija kur e ka martu djalin mka thirr në darsëm, por edhe unë kur ta martoj djalin do ta thërras në darsëm”, tha Mihrija në emsionin “Era Verë” në T7.