“Mik i UÇK-së”, Pacolli zbulon lidhjen me Kosovën të gazetarit amerikan që u vra në Ukrainë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas vrasjes së gazetarit amerikanë, Brent Renaud, i cili po raportonte nga lufta në Ukrainë.

Ai ka thënë se Brent Renaud e quante vetën “mik të UÇK’së” dhe e donte shumë Kosovën.

Pacolli nëpërmjet një cicërime në Twitter ka treguar se Renaud e donte shumë vendin tonë.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Brend Renaud dhe kolegëve të tij. Brent ka punuar në Kosovë dhe ishte i dashuruar me këtë vend. Ai e quajti vetën “mik të UÇK-së” pasi ishte mik i një Kosove të lirë. Prehu në paqe”, shkroi Pacolli.

Amerikani Brent Renaud, fitues i disa çmimeve në gazetari, u vra nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Irpin.

Renaud, 50 vjeç, kishte punuar për një sërë organizatash të lajmeve dhe mediave amerikane në të kaluarën, duke përfshirë HBO, NBC dhe The New York Times.

Autoritetet ukrainase thanë se ai u vra në Irpin, që ka qenë vendi i bombardimeve intensive nga forcat ruse ditët e fundit.

Në Ukrainë, Renaud po punonte në një projekt të Times Studio me fokus në krizën globale të refugjatëve.