Milaim Latifi i ftuar i radhës nga Gjykata Speciale

Ish ushtari i UÇK-së dhe epror i TMK-së, Milaim Latifi nga komuna e Rahovecit është ftuar nga Gjykata Speciale, përcjell Fokusi.info.

Lajmin për ftesë nga Specialja e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Rahovec.

“Sotë u informova se nga Gjykata Speciale kanë marr ftesë ish komandanti i Batalionit të lll-të të Brig.124 ” Gani Paçarizi” dhe kryetari i komunës sē Rahovecit Smajl Latifi dhe Milaim Latifi ish ushtar i UÇK-së dhe epror i TMK-së.

Respekt per kēta dy luftëtar të lirisë.
Krenar me Ju!, shkruan në njoftim