Milaim Zeka, i reagon Hotit: Krejt po rrejnë

Një përleshje fizike mes pjesëtarëve e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndodhur sot në nëndegën e qendrës në Mitrovicë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i kuvendit, Milaim Zeka i cili ka thënë se “krejt po rrejnë”.

Reagimi i deputetit Zeka, vjen pas deklaratave të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili në fillim reagoi se nuk ishte pjesë e kuvendit zgjedhor të LDK-së, e më pastaj tha se ka qenë pjesë vetëm në kohën kur ky kuvend ka hapur punimet, transmeton Fokusi.info.

Ja shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

“Krejte bre po rrejne. Shumica prej nesh me te vertete po harrojme qe jetojme ne boten e teknologjise moderne, ku edhe femija te fotografojne. A ma marre ashte me rrejte, apo me pranu e me thane: Po bre jane rrehe, sepse antaresia e PDKse dhe LDK se nuk kane çka me degju prej lidereve te tyre, perpos mu rrehe. Qe 20 vjet e njejta retorike, te njejtate premtime, a gjendeja vetem tuj shku teposhte. Keq e ma keq. E keta po thone ma mire mu rrehe se sa me degju rrena…!”, ka shkruar Zeka.