Milano fitoi ndaj Spal, Suso ia siguroi 3 pikë me një gol të bukur (Video)

Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj SPAL me rezultat 1-0 më golin e pjesës së dytë të shënuar nga Suso.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Stefano Pioli e futi në lojë Suson.

Spanjolli në minutën e 63-të shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.

Ky gol doli të jetë i fitores, pasi skuadrat nuk prodhuan më deri në fund.

Milani aktualisht është në vendin e 10-të me 13 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=Uxq3yVlsOGY