Miliarderët amerikanë u pasuruan edhe më shumë gjatë pandemisë

Miliarderët e Amerikës panë pasurinë e tyre të rriten me 434 miliardë dollarë gjatë izolimit të vendit, nga mesit i marsit në mesin e majit.

Jeff Bezos i Amazon dhe Mark Zuckerberg i Facebook patën fitimet më të mëdha, pasi Bezos iu shtua 34.6 miliardë dollarë në pasurinë e tij dhe Zuckerberg 25 miliardë dollarë.

Fitimet e miliarderëve nxjerrin në pah se si pandemia e koronavirusit ka shpërblyer kompanitë më të mëdha dhe të përqendruara te teknologjia, edhe pse ekonomia dhe forca e punës pësuan një nga krizat më të rënda ekonomike.

Sipas një raporti të ri, vlera neto e miliarderëve të Amerikës u rrit me 15% gjatë periudhës dy-mujore, në 3.382 trilionë dollarë nga 2.948 trilionë dollarë. Fitimet më të mëdha ishin për miliarderët që ndodhen majë të piramidës, për pesë miliarderët më të pasur – Bezos, Bill Gates, Zuckerberg, Warren Buffett dhe Larry Ellison.

Elon Musk gjithashtu pati fitimin më të madh gjatë këtyre dy muajve, duke parë vlerën e tij të pasurisë së tij të arrinte në 48% në 36 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, pati dhe nga ata që humbën gjatë periudhës dy-mujore, veçanërisht për miliarderët në biznesin e udhëtimit apo shitjes me pakicë, të cilët ende nuk mund t’i shohin kompanitë të rikuperohen. Ralph Lauren pa që pasuria e tij ra nga 100 milionë dollarë në 5.6 miliardë dollarë, ndërsa hoteleri John Pritzker pa që pasuria e tij të bjerë me 34 milionë dollarë në 2.56 miliardë./Burimi cnbc