Ministri Çeku: Në qeverisjen e LV-së nuk ndodh mbyllje e medias

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se Kosova në dy vitet e fundit po tregon rezultate pozitive, teksa thekson se janë duke instaluar një qeverisje demokratike.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ministri Çeku shprehet i bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mendësi antimedia dhe në qeverisjen e LV-së sipas tij nuk ndodhë mbyllje e medias.

“Kosova në dy vitet e fundit po tregon rezultate pozitive. Derisa në Kosovë kemi një demokraci në konsolidim, në rajon kryesisht parametrat tregojnë për rrëshqitje në drejtime të tjera p.sh në Serbi në 10 vitet e fundit kemi një lloj rrëshqitje në autokraci, përderisa në Kosovë parametrat tregojnë diçka tjetër e unë besoj që këtë kulturë të qeverisjes demokratike po e instalon LV”, u shpreh ai.

“Jam i bindur që në LV as në kuptim programor as në kuptimin e njerëzve që e përbëjnë LV-në nuk kanë mendësi antimedia dhe në qeverisjen e LV-së nuk ndodh mbyllje e medias”, shtoi ai.