Tahiri i reagon Kurtit për vizat: Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për liberalizimin e vizave, të cilin proces e quajti meritë të qeverisë së tij.

Tahiri ka theksuar se merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet e vendosura nga BE-ja.

“KM Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim. Në faktë kjo qeveri ka merita, i kanë të gjitha meritat për sanksionet në fuqi!”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.