Ministri Kuçi infektohet me koronavirus

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka njoftuar se ka qenë rast kontakti dhe pas testimit për Covid-19, ka rezultuar pozitiv.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Kuçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV.

Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.

Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar.

Blerim Kuçi