Mosbashkëpunimi juridik Kosovë – Serbi, një strehë për kriminelët e luftës

Krimet e luftës vazhdojnë të peshojnë fort në krahët e Kosovës dhe të Serbisë, që mbajnë pothuajse të paprekur dosjen e gjerë të krimeve të luftës, duke ua mundësuar kryerësve t’i shmangen drejtësisë, shkruan e sot Zëri.

Autoritetet në Kosovë në vitet e fundit kanë liruar shumicën e personave të arrestuar, që po kërkoheshin nga Serbia për përfshirje në krime të ndryshme. Ata u lanë të lirë ngase Serbia nuk kërkoi ekstradimin e tyre për shkak se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke bërë që shumë të kërkuar për krime të ndryshme të mundë të strehohen këtej e andej kufirit dhe t’i ikin drejtësisë.