Menu Mbylle

“Ministri Sveklla paska thënë shmangeni komunikimin me ish-ushtarët e UÇK-së”

Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka reaguar ashpër ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Syla sipër fotografisë së Sveçlës me ambasadorin serb në Uashington, Marko Gjuriq, shkroi se Ministri i Punëve të Brendshme u ka thënë disa shokëve në Policinë e Kosovës që të shmangin komunikimin me organizatat e dala nga lufta dhe me ish-ushtarët e UÇK-së.

“Fatkeqësisht ai po harron që po e përfaqëson nahinë tonë”,shkroi ai.

Postimi i plotë:

Ministri Sveklla, iu paska thënë disa shokëve në Policinë e Kosovës që të shmangin komunikimin me organizatat e dala nga lufta dhe me ish-ushtarët e UÇK-së. Fatkeqësisht ai po harron që po e përfaqëson nahinë tonë. Këto fjalë i kishin ra tamam prej andej kufinit. Haj medet në dorë të kujt ka mbet ky shtet.

https://www.facebook.com/100000981499265/posts/pfbid0r5qypeH9bQK6GxpqCoN4LqFWast74XBxuYiTUCfYsy8LmJjW8zmwNLhqZ8wdAaa5l/?mibextid=Nif5oz