Ministri Vitia paralajmëron masa të veçanta për ata që nuk vaksinohen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me situatën e fundit të krijuar pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Vitia para deputetëve ka thënë se që nga e hëna është në kontakt me të gjitha akterët për masat e reja që pritet të merren në vijim.

“Nga e hëna jemi në kontakte për masat e reja. Tanimë ka vaksina mjaftueshëm dhe nuk ka asnjë arsye që qytetarët të mos vaksinohen. Virusi “Delta” nuk kursen as fëmijët, janë shumë fëmijë të infektuar dhe ky është një alarm për të gjithë qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”, ka thënë ai.