Ministria e Jashtme thërret AKI’në, frikësohen për rrjedhje të informacioneve te ish-pushteti

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se e ka ftuar Agjencinë Kosovare për Inteligjencë që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve dhe të mbështes masat për rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve në këtë ministri.

Në njoftimin drejtuar mediave, thuhet se pas marrjes së mandatit nga Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, janë vënë re shumë parregullsi sa i përket plotënisë dhe sigurisë së informacioneve të trashëguara nga qeveria e kaluar të cilat cenojnë funksionalitetin e MPJD.

“Për këtë arsye, dhe në bashkëpunim me AKI, MPJD do të merr të gjitha masat e nevojshme administrative dhe ligjore për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë së informacioneve në MPJD”, thuhet në njoftim./Gazeta Express