Ministria e Shëndetësisë mban konferencë të jashtëzakonshme

Ministria e Shëndetësisë do të mbajë sot në ora 12:00 konferencë për media për situatën rreth koronavirusit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë e Kosovës.

“Me qëllim që ta mbajmë të informuar opinionin lidhur me situatën në Kosovë rreth Koronavirusit, në Ministrinë e Shëndetësisë mbahet sot, e shtunë, 14 mars 2020 një konferencë për media. Konferenca fillon nga ora 12:00”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus dje në Kosovë, janë duke u testuar edhe dy persona të tjerë nga qyteti i Ferizajit, të cilët mbrëmjen e djeshme janë dërguar për në QKUK.