Miqësorja e yjeve në “Air Albania”, biletat dalin në shitje. Ja sa do të kushtojnë

Një organizimin madhështor do të zhvillohet, teksa në vendin tonë, më 10 janar, do të luhet një miqësore me pjesëmarrjen e veteranëve të Kombëtares shqiptare, atyre të Italisë kampione bote në 2006-ën, veteranëve të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë së artë, që triumfoi në “Euro 2004”.

Andi Lila është ai që ka marrë përsipër organizimin e kësaj ndeshje, që do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Lila ka postuar një njoftim për çmimet e biletave dhe vendin ku do të shiten.

Në tribunën N,S dhe V një biletë do kushtojë 500 lëke, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë të rinj. Kujtojmë që të ardhurat e biletave do shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

panoramasport.al