Miratohet shqyrtimi në procedurë të përshpejtuar të ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale.

Për përshpejtimin e procedurës votuan 92 deputetë ‘për’, asnjë ‘kundër’ dhe asnjë nuk ‘abstenoi’.

“Më 92 pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratohet që shqyrtimi i parë i projektligjit i cili do të bëhet në procedurë të përshpejtuar, shmangje nga afatet procedurale të parapara me nenin 56. Pra mund të kalojmë në shqyrtimin e parë të ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale. Komisioni për Legjislacion e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ja ka rekomanduar votimin e tij”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale lejon gjykimin në mungesë.