Miratohet vendimi për masat e reja kundër Covid-19

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi për masat e reja kundër Covid-19.

Nga nesër, Gastronomia është e hapur deri në orën 22:00.

Kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë, por tani nga ora 22:30 deri në 05:00.

Institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve;

Shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosën masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror;

Qendrat tregtare të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare;