Mitrovica do ta shpall “qytetar nderi” humanistin Halil Kastrati

Komuna e Mitrovicës pritet ta shpall “qytetar nderi” humanistin e njohur, Halil Kastrati.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komunës, shkruan Fokusi.info.

Në mbledhjen e thirrur për të premten, në rend dite do të jetë edhe iniciativa e kryetarit të Komunës për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” Halil Kastrati.

Postimi i plotë:

Thirrja e mbledhjes së 8-të të KK-së

KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01-0051123/22 dt. 01.06.2022
Mitrovicë

Në zbatim të nenit 43, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5, të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesja e Kuvendit të Komunës për të premten më dt. 10.06.2022:

T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës
Seanca e 8-të

Mbledhja do të ketë këtë:

REND DITE:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Draft-rregullore për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Administratës Komunale
3. Draft-rregullore për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Mitrovicës së Jugut
4. Propozim-vendim për formimin e Komisionit për shqyrtimin e propozimeve për ndarjen e titujve “Qytetar Nderi” dhe “Nderi i Qytetit”
5. Iniciativa e Kryetarit të Komunës për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” z. Halil Kastrati
6. Propozim për formimin e Komisionit për zgjedhjen e Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve në Institucionet e Arsimit Parauniversitar
7. Raporti i Auditimit (ZKA) për pasqyrat financiare të Komunës së Mitrovicës së Jugut për vitin 2021
8. Pyetje dhe përgjigje

Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 10:00.

Mitrovicë Kryesuesja e Kuvendit

Vesa BROJA