Hoxhaj për Kurtin: Ende pa nisur dialogu, ka filluar zbatimi i Mini-Shengenit, urime Jugosllavia e re

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se ka filluar zbatimin e Mini-Shengenit.

Sipas Hoxhajt, me vendimin që është marr sot në mbledhjen e Qeverisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e Ballkanit, ka filluar zbatimi i Mini-Shengenit, transmeton Indeksonline.

Kryetari i PDK-së u shprehë se Kurti e quante Mini-Shengenin si ‘Jugosllavia e re’ dikur.

Postimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!