Mitrovica e vërshuar/ Bedri Hamza: Asnjëherë s’ka qenë situatë më e rënduar

Reshjet e shiut që kanë filluar mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar vërshime në Mitrovicë.

Atje po paraqitet situatë mjaftë e rënduar.

Një gjë të tillë për Front Online e ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

Madje, thotë se kjo që po ndodhë sot në këtë qytet nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

“Gjendja është serioze, me mundësi përkeqësimi, kemi fryrje të lumenjve të Ibrit e tash edhe të Lushtës. Për momentin Sitnica është pak më qetë , në terren jemi para orës 06:00 të mëngjesit me gjithë operatorët e mundshme jemi duke e bërë maksimumin brenda mundësive reale dhe brenda rrethanave, mirëpo realisht situatë me emergjente s ai përket vërshimeve në Mitrovicë nuk e di a ka pas më parë. Sot situatë në Mitrovicë nga vërshimet është më e rrezikshme se sa herëve të tjera”, ka deklaruar Hamza, për Front Online.

I pari i Mitrovicës, ka bërë të ditur se tashmë janë paraqitur edhe familje të cilët po kërkojnë ndihmë për shkak se uji ju ka depërtuar në prona dhe në shtëpi.

“Ka filluar njerëzve me ju depërtua nëpër prona, nëpër shtëpi, ka pas familje që kanë kërkuar ndihmë, po kërkojë ndihmë , jemi me të gjitha kapacitetet të angazhuar, jemi duke e bërë maksimumin, por është situatë bukur serioze”, ka shtuar Hamza.