Mitrovicë: Aksident trafiku, 2 persona urgjent në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar dy persona, raporton gazeta.

Në aksident kanë qene të përfshira 4 vetura.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Raporti i plotë policor:

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes katër automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K-Shqiptar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin