Mitrovicë: Vetura godet këmbësoren, dërgohet urgjent në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, ku një këmbësore ka mbetur e lënduar.

I dyshuari derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër e cila është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.

Pas marrjes së tretmanit e lënduara është liruar për në shtëpinë e saj.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

I dyshuari mashkull K-Shqiptar, përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.