Mjekë e policë e marrin një person në “Arbëri”, dyshohet për koronavirus (VIDEO)

Një person që dyshohet se është prekur nga virusi korona sapo është marrë për trajtim nga mjekët.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 12:00 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar edhe video nga ky rast ku shihet se në asistencë të mjekëve janë edhe zyrtarët policor.

Deri tani raste të konfirmuara me virusin korona në Kosovë janë 21.