Humolli: Kurti po tregon se Kosova nuk ka mundësi me nxjerr qeveritar më të mirë se Hashim Thaçi

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për ndryshim të qëndrimeve në raport me Asociacionin dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me dialogun.

Ai ka thënë se Albin Kurti opozitar nuk ka asgjë të përbashkët me atë si kryeministër.

“Albin Kurti vetëm fizikisht është Albin Kurti. Vetëm me letërnjoftim është Albin Kurti. Por, me pikëpamje nuk ka të bëj asgjë me fushatën elektorale. Nuk ka asgjë të përbashkët”, ka thënë ai për “Nacionalen”

Humolli ka vlerësuar se me qeverisjen e tij, Kurti po tregon se Kosova nuk ka mundësi të nxjerr qeveritar më të mirë se Hashim Thaçin.

‘Është krijuar një përshtypje se Kosova nuk ka mundësi me nxjerr qeveritar më të mirë se Hashim Thaçin. Albin Kurti dhe qeveria krejt veprimet që i ka bërë i ka bërë me thanë se Kosova nuk ka mundësi me nxjerr një qeveria më të mirë se ajo e Hashim Thaçit. Sepse krejt rezultatet e Hashim Thaçit ky ose po i pengon ose po i zbaton”, ka thënë Humolli, duke shtuar se qeveria Kurti nuk po dallon nga qeveritë tjera.

Veprimet që qeveritë e kaluara i kanë bërë me punëtorët e arsimit, veteranët e luftës, policët që i kanë kthyer këto kategori në jetë normale. Ky tash po i godet këto. Në vend se këtyre kategorive me ju ofruar më shumë, sepse e ka buxhetin shumë më të madh se qeveritë e kaluar, ky i godet ato. Ky tash po e bën Asociacionin që e ka krijuar Hashimi. Tash krijohet përshtypja se populli i jonë nuk mundet me nxjerr kuadro më të mira e qeveritarë më të mirë”, është shprehur ai.