Mjeku kosovar i indinjuar me Gërvallën për 7500 € e Gani Jakupit: Turpi nuk e turpëron paftyrësinë

Mjeku kosovar i cili punon në Klinikën e Oftalmologjisë, Florim Zejnullahu ka reaguar pas deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, se pagesa prej 7500 eurove për Gani Jakupin është shumë modeste.

Ai ka shkruar se nëse paska mundësi që brenda të njëjtit sistem që dikush të ketë një vlerë të tillë që të paguhet 7500 euro, sipas tij një gjë e tillë mund të praktikohet edhe tek kirurgët që sipas Zejnullahut “çdo i dyti ka vlerë dhjetë herë më shumë se ky i keqrruari”, shkruan Express.

“Nese paska mundësi që brenda të njëjtit sistem dikush të ketë kaq vlerë 7500 euro në muaj( paska ligj për këtë mënyrë pagese) dhe dikush e paska vlerësuar, atëherë qenka lehtë edhe në shëndetësi, të formohet një komision i veçantë parlamentar dhe të shoh performancen e kirurgëve dhe mjekëve që çdo i dyti ka vlerë dhjetëherë më shumë se ky i keqrruari…hala harami i punës së dikujt nuk po i ngulfatë qeveritarët.

Turpi nuk e turpëron paftyrësinë…”, ka shkruar ai.