Kërcënohet aktori që përkrahu Kadri Veselin

Aktori dhe regjisori kosovar, Ard Islami, është kërcënar gjatë ditës së djeshme ku i është thënë se atë dhe të gjithë simpatizantët e PDK’së, do t’i ‘vjerrin’ në shesh.

Këtë, Islami e ka bërë vet të ditur përmes një fotografie ‘screenshot’ të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Dmth që në ditën e parë! Urime Kosovë!”, ka shkruar Islami bashkëngjitur fotografisë.

“Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni. Edhe atë serialin që e keni promovuar Kadri Veselin edhe krejt punët që i bëni ju. Tash është koha jonë!” – shkruan komentuesi, që si duket është simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe, Ard Islami në këto zgjedhje kishte mbështetur Kadri Veselin si kandidat për kryeministër të Kosovës, madje ky i fundit mori pjesë edhe në një episodë të serialit të Islamit.