Mjeku shqiptar: Hiqini dorezat, virusi nuk transmetohet me prekjen e objekteve!

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetet sociale informacionin më të fundit nga CDC, sipas të cilit Covid-19 nuk mund të transmetohet aq lehtë nga sipërfaqet e infektuara.

Ai i ka drejtuar një apel qytetarëve për të mos i mbajtur më dorezat mbrojtëse, pasi nuk janë të nevojshme, dhe në rastin e përdorimit të shpeshtë, dhe për një kohë të gjatë ato e humbasin çdo lloj funksioni.

Sipas studimit të CDC, mundësitë për tu infektuar nga sipërfaqet apo objektet e infektuara janë të vogla, ndërsa në fillim nuk ishte i detajuar një informacion i tillë.

Postimi i Ilir Alimehmetit:

Lajm i mire miqtë e mi! CDC (Centers for Disease Control and Prevention – USA) tani informon se virusi nuk transmetohet me lehtësi përmes prekjes se objekteve apo sipërfaqeve të infektuara! Megjithëse është ende e mundur, kjo mundësi është zbuluar qe është shumë më e vogël se sa mendohej fillimisht. Pra, ato dorezat hiqini po patët mundësi!