Mobilizohet Vetëvendosja, nesër mbahet protesta

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë nesër një protestë në qendër të Prishtinës.

Në një përgjigje dhënë arbresh.info, zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, ka thënë se kjo nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona.

“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytëtarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona. Në këtë mënyrë për të qenë korrekt dhe përbrenda rregullave e udhëzimeve me organet e rendit ne kemi dorëzuar edhe njoftimin te ta”.

Sipas lajmërimit të LVV-së në Policinë e Kosovës, protesta do të mbahet për dy orë – nga 17:00 deri më 19:00 – të enjten. Përgatitjet teknike të protestës do të fillojnë në orën 16:00.