Molliqaj dënon fuqitë e mëdha për mbështetjen që po i japin Izraelit në Gaza

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në facebook ka komentuar luftën Izrael-Gaza, për të cilën ai i ka dënuar fuqitë e mëdha për mbështetjen që po i japin Izraelit.

Molliqaj ka thënë se “liria i takon secilit” dhe se “jeta e qytetarëve palestinezë duhet të njihet dhe mbrohet sikur ajo e secilit.”

“Politikat kolonizuese, segreguese dhe në shpërputhje absolute me rezolutën e “Tëo-state solution”(1967) do të duhej ta penalizonin Izraelin. Çdo mbështetje e luftës, ushtarake, logjistike e politike në Gaza, kundër qytetarëve atje, jep të kuptohet se shqetësimi i fuqive të mëdha

Tutje, ai ka thënë se “Paqja nuk ka alternativë, dhe luftimet në pikën e mbërritur nuk e sjellin atë, por një proces politik po. Çdo vonesë është fatale”.