Rama fillon takimet në Prishtinë, stacioni i parë NISMA e Fatmir Limajt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në selinë e Nismës Socialdemokrate, dhe u takua me të parin e kësaj partie, Fatmir Limajn.

Rama ka të planifikuara disa takime me liderët e vendit, derisa, ka bërë të ditur se në Kosovë vjen pas lajmit nga Specialja për aktakuzat ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

Gjatë ditës ai do të takohet edhe me presidentin, Hashim Thaçi.