Molliqaj godet Kurtin: Po i rrit çmimet, favorizon “të fortët” e sulmon qytetarët

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurit po e rritë çminim e rrymës, por jo pagën minimale.

Molliqaj ka thënë në kanal10 se kryeministrit Kurti duhet t’i kujtohet se ka bërë një vjet në krye të Qeverisë dhe tanimë duhen rezultate konkrete.

Ai thotë se kryeministri po i favorizon të fortët.

“Albin Kurti ka propozu në fushatë dhe ka marrë votë, që do ta rritim pagën minimale në 350 euro, dhe ka bo fushatë që do ta lirojmë çmimin e Energjisë Elektrike, dhe çka po bon ky, ky po thotë pe rritem çmimin e Energjisë Elektrike, ndërsa pagës minimale s’po e prek hiq. A pe din ky qe e ka bo një vjet qeverisje, vetëm në këtë Kurti 2, dhe nuk po e rritë pagën minimale hiq. Ky çka po bon po i rrit çmimet, po i favorizon të fortit, dhe po i sulmon qytetarët e Kosovës, kjo është e vërteta”, ka thënë ai.