Molliqaj: Koalicioni AAK-PSD aktualisht është i pari, kjo po i dhemb VV-së

Zyrtari i lartë i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë sonte se aktualisht kur po flasim bashkimi AAK-PSD është i pari dhe këtë, sipas tij, e dinë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“A e dini pse po na sulmojnë ata, sepse e dinë, i kanë marrë sondazhet, se ne jemi të parët. Ata i kanë dy standarde, kur del Dardan Molliqaj për VV-së ai e ka vjedh mandantin, kur del Shpend Ahmeti e ka vjedh mandantin, e kur në VV shkon Agim Bahtiri, ai është i Vetëvendosjes”, ka thënë Molliqaj në Dukagjini.