Molliqaj – Konjufcës: Për SHIK-un nuk do të shpëtojë as Burdushi

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj vazhdon ta mbron fuqishëm deklaratën e tij se Glauk Konjufca dikur kishte qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovë, çka vetëvendosësi e mohon kategorikisht dhe ka bërë padi siç thotë për shpifje.

Molliqaj ka thënë se nuk e di pse Konjufca nuk po e pranon këtë të vërtetë, duke shtuar se është i gatshëm të përballet me të sy më sy për këtë çështje.

‘’E di edhe Glauku është t’u prit, nuk ka me ikë kurgjo, seanca ka me u majt shumë shpejtë, unë kam kërku prej tij që nuk du në studio me lujt ping pong, por do t’i them të gjitha në Kuvend. Nuk e di pse nuk po e pranon dhe pse nuk e ka pranu. Nuk e di pse ka hy në një betejë pa nevojë’’, ka thënë Molliqaj për Dukagjinin.

Tutje Molliqaj tha se Konjufcën s’do ta shpëtojë as Burdushi, as Kadri Veseli e as Gjykata.

“Unë po them kështu, prej asaj të vërtetë ai nuk ka shancë me shpëtu as prej gjykate, as prej shefit të vetë, e as prej Burdushit”, ka deklaruar Molliqaj.